Sport

Talenti i Realit kishte sponsor që nga mosha 11-vjeçare

I bekuar me talent të rrallë, Rodrygo Goes është sensacioni i fundit nga Brazili, për të cilin po flasin adhuruesit e futbollit.

Javën e shkuar sulmuesi 18-vjeçar u prezantua te Real Madridi, që për transferimin e tij pagoi 45 milionë euro dëmshpërblim. Rodrygo te Reali Madridi do të bashkohet me brazilianin tjetër, Vinicius Junior, por ai duhet bindur klubin se meriton një vend titullari pasi fillimisht do të aktivizohet me ekipin e dytë të Realit, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë, suksesi i Rodrygos është parashikuar që prej moshës 11 vjeç.

Në këtë moshë, Rodrygo firmosi kontratë me kompaninë për paisje sportive “Nike”, duke u bërë sportisti më i ri i asaj kohe që bëri një gjë të tillë. Një vit para kësaj, Rodrygo u cilësua si Neymari i ardhshëm derisa luante futsall për ekipin e të rinjve të Santosit. Edhe legjendat Pele dhe Zico, kanë deklaruar se Rodrygo ka talent natyral dhe është lojtar me të ardhme shumë të ndritur.

Rodrygo lindi dhe u rrit në qytetin industrial Osascos, që shtrihet në shtetin e Sao Paulos. Prindërit e tij ishin adoleshentë kur ai u lind.

Babai i tij, Eric, ishte një futbollist që ndërronte shpesh klubet, por asnjëherë nuk arriti të luante në nivelin elitar të Brazilit. Pasi nuk e arriti këtë, ai u përqendrua në rritjen e djalit të tij prej moshës 16-vjeçare kur edhe u bë baba. Mirëpo, Rodrygo ishte në New York kur sponsorët morën vesh për aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)