Sport

Balotelli drejt Brescias

Descriptive Text

Sulmuesi italian Mario Balotelli do të jetë përforcimi i parë i Brescias për edicionin e ri, kanë raportuar mediumet italiane të mërkurën.

Balotelli, 28-vjeçar, te Brescia do të transferohet pas datës 30 qershor kur edhe i skadon kontrata me Olympique Marseillen, transmeton Koha Ditore.

Ai me Brescian, ekip që është rikthyer në Serie A, do të firmosë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Balotelli prej vitit 2016 ka luajtur në Francë, te Nice dhe Marseille në gjashtë muajt e fundit.

Në edicionin e sapopërfunduar, italiani shënoi tetë gola në 25 paraqitje kampionale. Karrierë ka bërë edhe te Milani, Liverpooli, Manchester City e Interi. Ka edhe 36 ndeshje e 14 gola me Italinë.