Sport

Manolas shihet si zëvendësues i Koulibalyt te Napoli

Descriptive Text

Napoli është afër marrëveshjes me mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, napolitanët janë pajtuar të paguajnë klauzolën e lirimit prej 36 milionë eurosh.

Qendërmbrojtësit grek i është ofruar kontratë pesë-vjeçare me pagë prej katër milionë euro në sezon.

28-vjeçari shihet si zëvendësues ideal i Kalidou Koulibalyt që pritet të largohet.