Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Por, interesimi nga klube të ndryshme evropiane për ta transferuar sulmuesin shtatlartë, është goxha i madh.
Së fundi interesim ka shprehur Olympiacos, kanë njoftuar të hënën mediumet në Greqi, transmeton KTV.
Më herët interesim për lojtarin nga Prizreni kanë shprehur edhe gjigantët turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe.
Ai edicionin e shkuar shënoi 17 gola dhe kontribuoi me tetë asistime në 34 paraqitje.
Muriqi me Rizesporin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.