Sport

Bentancur vazhdon me Juven

Mesfushori uruguajan Rodrigo Bentancur ka nënshkruar sot kontratë të re, pesëvjeçare me kampionin e Italisë, Juventusin.

Ai do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në verën e vitit 2024, derisa raportohet se ai do të ketë pagë vjetpre prej 2.5 milionë eurosh, transmeton Koha.net.

Në edicionin e fundit, 21 vjeçari, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 40 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat.

Ai është edhe reprezentues i Uruguajit, duke regjistruar 19 paraqitje deri më tani.