Shigjetarja Ardita Zejnullahu me sukses kalon garën kualifikuese, të hënën garon në eliminime

Shigjetarja Ardita Zejnullahu me sukses kalon garën kualifikuese, të hënën garon në eliminime

21 June 2019 17:03

Shigjetarja e vetme nga Kosova në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, Ardita Zejnullahu, ka garuar sot në kualifikimet e disiplinës hark olimpik (recurve), bën të ditur KOK-u përmes faqes zyrtare.

Tutje KOK-u shton se Zejnullahu doli e 48-ta nga po aq garues, duke fituar 500 pikë. Ajo u kualifikua për në 1/32 e finale.

“Nuk jam e lumtur me paraqitjen, pasi nuk ndihesha mirë me shëndetin. Shpresoj ta përmirësoj paraqitjen në garën e ardhshme”, deklaroi Zejnullahu pas garave të sotme.

Shigjetarja më e mirë e Kosovës do të përballet me Michaela Bryony Pittman, në garat që zhvillohen të martën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme