Sport

Atalanta transferon Murielin

Sulmuesi kolumbian Luis Muriel është përforcimi më i ri i ekipit nga Serie A, Atalanta kanë njoftuar mediumet italiane të martën.

Bëhet e ditur se Atalanta ka paguar 15 milionë euro për transferimin e Murielit nga Sevilla. Muriel me ekipin e ri, do të firmos kontratë katërvjeçare dhe do të prezantohet gjatë këtij muaji, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi 28-vjeçar, ka qenë pjesë e Sevillas prej vitit 2019 kurse në edicionin e fundit ka luajtur i huazuar te Fiorentina. Ai në 19 ndeshje të luajtura në Serie A, ka shënuar gjashtë gola. Muriel karrierë në Itali ka bërë edhe te Sampdoria, Lecce e Udinese.