Sport

Shillova i bashkohet Prishtinës

Descriptive Text

Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Flamurtarit, Alban Shillova.

26-vjeçari në sezonin e fundit me Flamurtarin kishte shënuar 11 gola. Klubi ka njoftuar se Shillova kishte kontratë edhe gjashtë muaj me Flamurtarin, por me mirëkuptimin e kësaj skuadre është mundësuar transferimi te Prishtina.

“Kam zgjedhur Prishtinën thjesht se është klubi më i madh në vend dhe më gjerë, sepse është duke e pritur mjaft gjatë titullin. Por, Prishtina sërish do ta ndjekë titullin dhe ia vlen të provosh që së bashku të arrijmë deri te ai qëllim madhor. Kam shëtitur në mjaft klube, besoj se me përvojën që tani kam, jam pjekur edhe si futbollist dhe ka ardhur koha e duhur të vesh fanellën e klubit të qytetit tim. Është e vërtet që më pret konkurrencë e fort me sulmues shumë cilësor, megjithatë konkurrenca e rrit cilësinë dhe unë premtoj se do të jap maksimumin duke shpresuar se do të zë vend në formacion”, ka thënë Shillova për faqen zyrtare të Prishtinës.

Shillova ka luajtur edhe te KEK-u, Fushë Kosova, Bylys, Dritë, Liri, Vllazni e së fundmi në Flamurtar.