Gjermania është përfaqësuesja e vetme që ka fituar pesë ndeshjet e deritashme në kualifikimet për “Euro 2020” në hendboll.
Pikërisht me Gjermaninë takohet Kosova në ndeshjen përmbyllëse të fazës së dytë kualifikuese për kampionatin evropian që mbahet në Austri, Norvegji e Suedi në janar të vitit tjetër. Kosova matematikisht është në garë për kualifikim në Evropian. Por për këtë duhet të mposhtë Gjermaninë të dielën.
Vlerësohet se nuk ka shumë gjasa që të arrihet rezultati që megjithatë nuk garanton kualifikimin e Kosovës. Ndeshja Gjermani - Kosovë luhet të dielën nga ora 18:00 në Nuernberg.
Gjermania i ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe prinë në grup me 10 pikë. Izraeli është i dyti me katër pikë, Polonia e treta me tri pikë dhe Kosova e katërta me tri pikë. Me fitore eventuale Kosova do të dilte në vend të tretë në grup dhe do të mundë të kualifikohej si një prej përfaqësueseve me bilancin më të mirë në pozitën e tretë. Katër prej tetë përfaqësueseve më të mira në vendin e tretë dhe të gjitha përfaqësueset në pozitat një e dy kualifikohen në Evropian... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)