Sport

Drejtuesit e Juventusit nisin bisedimet me Unitedin për Pogban

Foto: Reuters

Juventus po shpreson në një rikthim të mundshëm të Paul Pogbas në Torino.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv, Fabio Paratici, ka udhëtuar drejt Londrës, për të nisur bisedimet për mesfushorin francez, transmeton KTV.

Nga ana tjetër, Manchester United thuhet se kërkon 120 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Përveç Juventusit, interesim për Pogban, ka shprehur edhe Real Madridi.