Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villarreali siguron Albiolin

Foto: Reuters

Ekipi nga La Liga, Villarreal ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Raul Albiol.

"Corriere dello Sport" ka njoftuar të premten se Villarreali do t'i paguajë ekipit italian katër milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e Albiolit, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

33-vjeçari, me ekipin spanjoll do të firmos kontratë dyvjeçare dhe do të prezantohet gjatë ditëve në vijim.

Albiol ka qenë pjesë e Napolit prej vitit 2013, por edicionin e shkuar ka patur minutazhë të vogël duke regjistruar vetëm 20 paraqitje.

Ai me Napolin në total ka luajtur 2018 ndeshje dhe ka fituar një kupë dhe një Superkupë të Italisë. Albiol karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Valencia e Getafe kurse ka edhe 52 paraqitje me Spanjën.