Sport

Napoli vihet pas Manolasit

Napoli është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Romës, grekut Kostas Manolas, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane. 

Napoli tashmë ka kontaktuar Romën, duke i bërë me dije se është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të Manolasit në vlerë 36 milionë euro. 

Atij i është ofruar kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Manolas pëlqehet nga trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, që e sheh si përforcim ideal për mbrojtjen, transmeton Koha Ditore.

27-vjeçari ka kërkuar largimin nga Roma, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon 2022. Interesim për të kanë treguar edhe Arsenali e Manchester Unietdi.