Sport

Arsenali kërkon Pellegrinin

Descriptive Text

Drejtuesit e Arsenalit po kërkojnë transferimin e mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini.

"Daily Mirror" ka raportuar të mërkurën se trajneri i Arsenalit, Unai Emery e sheh 22-vjeçarin, si përforcim të duhur për mesfushën, transmeton Koha Ditore.

Pellegrini ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, shumë kjo që Arsenali mund ta paguajë pa problem. Londinezët janë të gatshëm t'i ofrojnë Pellegrinit kontratë pesëvjeçare pas paraqitjeve të mira edicionin e fundit në Serie A.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 25 paraqitje kampionale për Romën. Pellegrini është reprezentues i Italisë kurse me Romën ka kontratë deri në vitin 2022. Ai karrierë ka bërë edhe te ekipit tjetër nga Serie A, Sassuolo.