Mbappe mbetet te Parisi

Mbappe mbetet te Parisi

12 June 2019 13:29

Sulmuesi francez Kylian Mbappe nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere.

Ai në një intervistë për mediumet franceze të mërkurën ka konfirmuar se do të jetë pjesë e PSG-së, edhe për edicionin e ri. Ai ka shkëlqyer në edicionin e fundit, duke realizuar 39 gola dhe asistuar 17 herë në 43 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

"Unë kam thënë njëherë se do të jem pjesë e PSG-s edhe edicionin tjetër, kështu që do të qëndroj pas fjalës time. Nuk do të shkoj askund edhe pse kam oferta, pasi dua të mbetem këtu", është shprehur Mbappe, 20-vjeçar.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Francës, ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te skuadra e Monacos.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme