Messi shpreson t'i japë fund pritjes për trofe me Argjentinën

Messi shpreson t'i japë fund pritjes për trofe me Argjentinën

12 June 2019 09:29

Me Neymarin që do të mungojë në Copa America, që nis këtë fundjavë, Lionel Messi do të jetë atraksioni kryesor i këtij turneu. Më shumë se atraksion, ai shpreson të jetë ndihmesë e madhe për përfaqësuesen dhe të fitojë me të trofeun e parë të madh.

Fituesi i pesë "Topave të Artë", Messi, ka fituar shumë trofe në historinë e futbollit, por kur vjen puna tek Argjentina, atëherë ato i mungojnë atij. Ka pesë trofe të Ligës së Kampionëve, dhjetë tituj të La Ligas e shumë trofe të tjerë me Barcelonën, por asnjë prej tyre nuk do të mundë të matej me suksesin eventual me Argjentinën, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP.

Messi 31-vjeçar, këtë e ka parasysh dhe e di mirë se koha po mbaron për të rregulluar këtë "anomali", andaj shpreson t'i japë fund pritjes në këtë edicion të Copa Americas.

"Dua ta mbyll karrierën me diçka të fituar me Argjentinën dhe do të përpiqem ta bëj këtë përderisa të jem pjesë e ekipit. Nuk do të heq dorë për asnjë moment", ka paralajmëruar Messi.

Katër finale të luajtura me Argjentinën, katër humbje, përfshirë këtu dy të fundit në Copa America nga Përfaqësuesja e Kilit pas penalltive. Por finalja me e dhimbshme mbetet ajo e botërorit "Brazili 2014" kur në stadiumin ikonik "Maracana", Argjentina u mposht nga Gjermania pas vazhdimeve. Tash Messi po shpreson që të kthehet në këtë stadium më 7 korrik kur do të zhvillohet finalja e Copa Americas për të kompensuar atë që e humbi para pesë vjetësh....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme