Rashica merr sërish vëmendjen e UEFA-s, tani me kalimin e bukur ndaj Bullgarisë

Rashica merr sërish vëmendjen e UEFA-s, tani me kalimin e bukur ndaj Bullgarisë

12 June 2019 08:37

Milot Rashica kishte udhëhequr Kosovën në fitoren historike ndaj Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Ylli kosovar ishte i përfshirë në të tre golat e Kosovës, me një gol dhe asistim, transmeton Koha.net.

Derisa në golin e dytë ai kishte bërë një kalim shumë të bukur për të pasuar tek Kololli, i cili asistoi për Muriqin që shënoi një gol të bukur me kokë.

“UEFA Nations League” e ka zgjedhur këtë kalim të Rashicës si kalimin më të mirë të ditës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme