Sport

Kombëtarja kërkon fitoren për të rritur besimin

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka dominuar në fushë në ndeshjen ndaj Islandës, por nuk mori asnjë pikë nga sfida e së shtunës në Ryekjavik. Tani kuqezinjve u duhen tri pikë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në "Euro 2020".

Shqipëria të martën (sonte, 20:45) takohet me Moldavinë në Elbasan. Moldavia në letër duket kundërshtare e lehtë, por kombëtarja është ende në fazë transicioni pas ndërrimit të përzgjedhësit.

“Në fushë do të hyjmë për të fituar. Nuk më pëlqen të futem me mentalitetin për barazim. Nëse hyjmë vetëm për të fituar, atëherë aspekti moral do të jetë në nivel. Fitoret janë të mira për të bërë të besosh që mund të ecësh para. Lojtarët kanë nevojë të ndihen të shpërblyer për atë që kanë bërë deri tash. Do ta kërkojmë fitoren me të gjitha forcat tona”, ka thënë përzgjedhësi Edy Reja të hënën në konferencë për shtyp.

Ai vlerëson ndeshjen e së shtunës, të cilën Shqipëria e humbi me shifrat 1:0. Shqipëria në Islandë luajti me sistemin 3-5-2, ndërsa Reja kërkon lidhje më të mirë mes reparteve. Sipas tij, duhet të ketë më shumë topa në zonë për sulmuesit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)