Sport

FBK dhuron pajisje sportive për klubet e Ligës U14

FBK dhuron pajisje sportive për klubet e Ligës U14

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në javën e ardhshme do të ndajë në formë donacioni pajisje sportive për klubet e Stobi Flips Ligës U14 Lindje dhe Perëndim në konkurrencën e meshkujve.

Këtë vendim FBK e ka marr pas arritjes së donacionit nga Unioni Amator i Sportistëve (AAU) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.