Sport

“Evropa” mobilizon Prishtinën e Feronikelin

Foto: Driton Paçarada / KD

Prishtina ka vuajtur për të siguruar paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Evropës, por po organizohet fuqishëm para daljes së tretë rresht në kupa evropiane.

Menjëherë, më 11 qershor, Prishtina mëson kundërshtarin e raundit paraeliminator të Ligës së Evropës, ndërsa ndeshjet i luan më 27 qershor e 4 korrik, shkruan sot Koha Ditore.

E udhëhequr nga trajneri Mirel Josa, skuadra prishtinase të mërkurën ka nisur stërvitjet për ndeshjet evropiane, ndërsa synimi është të qëndrohet sa më gjatë në këtë skenë të madhe. Për të bërë këtë të mundur, Prishtina ka nisur herët me përforcime.

Skuadra me nam ka vazhduar fillimisht kontratat me Diar Miftarajn e Ahmet Halitin, ndërsa të mërkurën firmosi edhe me Kreshnik Ukën. Me përforcime është vazhduar edhe të enjten, kur te Prishtina janë kthyer dy ish-lojtarë të kësaj skuadre.

Mesfushori Endrit Krasniqi dhe sulmuesi Ahmed Januzi kanë përforcuar skuadrën bardhekaltër në prag të ndeshjeve të reja evropiane...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)