Sport

Echo: Transferimi i Shaqirit i solli fat Liverpoolit në Champions

 

Gazeta e afërt me klubin nga Anfield Road, Liverpool Echo ka shkruar një artikull për “fatin e mirë” që Xherdan Shaqiri i ka sjellë ekipit të tij të ri në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri u transferua te Liverpooli në verën e vitit të kaluar nga Stoke City për 13 milionë funte, dhe sivjet pati katër paraqitje në rrugëtimin për triumfin në Ligën e Kampionëve, duke bërë edhe dy asistime, transmeton Koha.net.