Sport

Napoli s’pranon ofertë nën 150 milionë euro për Koulibalyn

Napoli s’do të pranojë asnjë ofertë nën 150 milionë euro për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, sipas “Coerrere dello Sport”.

Manchester Unitedi raportohet si klubi më i interesuar për 27-vjeçarin. Thuhet se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri 95 milionë funte për të.

Edhe Reali ka shprehur interesim, por shefi i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se duhet të paguhet klauzola e lojtarit përndryshe nuk lejon largimin e tij.