Përfaqësuesja e Malit të Zi është duke vazhduar përgatitjet për ndeshjen me Kosovën, por edhe për atë ndaj Çekisë. Te Mali i Zi edhe njëherë kanë konfirmuar se vlerësojnë maksimalisht përfaqësuesen e Kosovës.
Ndeshja Mali i Zi - Kosova luhet të premten nga ora 20:45 në stadiumin e qytetit në Podgoricë. Takimi luhet pa shikues. Ndërkohë Mali i Zi më 10 qershor luan në udhëtim ndaj Çekisë. Më 10 qershor Kosova takohet në udhëtim me Bullgarinë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet e qershorit vlerësohen me shumë peshë në kualifikimet për "Euro 2020". Kosova e Mali i Zi janë në grupin A, ndërsa e kanë nga një pikë. Kosova në mars barazoi në shtëpi me Bullgarinë, ndërsa Mali i Zi barazoi po ashtu me Bullgarinë, ndërsa pësoi 5:0 nga Anglia.
Portieri i Malit të Zi, Danijel Petkoviq, ka thënë se do të jetë hendikep që ndeshja me Kosovën luhet pa shikues. UEFA dënoi Malin e Zi me një ndeshje pa shikues për shkak të racizmit të tifozëve në ndeshje me Anglinë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)