Sport

PSG-ja pas dyshes së Napolit

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, ka shprehur interesim për dy futbollistët e Napolit, qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly dhe mesfushorin Allan.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja franceze "L'Equipe".

Mësohet se për dy futbollistët, Parisi është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro dëmshpërblim.

Te ekipi francez dy lojtarët e Napolit i vlerësojnë si përforcime të duhura për edicionin e ardhshëm.

Koulibaly 27-vjeçar, ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 100 milionë euro.

Edhe Allan 28-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh.

Si Koulibaly ashtu edhe Allan, në edicionin e fundit ishin ndër më të dalluarit në pozitat e tyre në Serie A.