Sport

Giroud: Jam një “i kaltër” i vërtetë

Foto: Reuters

Olivier Giroud ka deklaruar se është një “i kaltër” i vërtetë.

Këto komente ai i bëri pas triumfit në Ligën e Evropës me Chelsean, transmeton Koha.net.

Ishte pikërisht ai që shënoi njërin nga golat në fitoren prej 4 me 1 ndaj ish-skuadrës së tij, Arsenalit.

Ai ka komentuar raportin e tij me ish-skuadrën.

“Ky klub më ka dhënë shansin të realizoj ëndrrën time duke luajtur në Premier Ligë. I kam borxh shumë, por vërtet doja ta fitoja këtë trofe me Chelsean. Jam një i kaltër i vërtetë”, u shpreh Giroud.