Sport

Villas-Boas merr drejtimin e Marseilles

Ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit, Andre Villas-Boas kja marrë drejtimin e skuadrës së Ligue 1 të Francës, Olympique Marseille.

Lajmi është bërë të ditur të martën në faqen zyrtare të Marseilles, transmeton Koha Ditore.

Portugezi 41-vjeçar do të zëvendësoj Rudi Garcian, që është larguar nga klubi pasi ka përfunduar në vend të pestë në Ligue 1. Villas-Boas ka qenë pa punë që kur u largua nga skuadra e Superligës së Kinës, Shanghai SIPG në nëntor të vitit 2017.

Ai kishte qëndruar një vit në atë klub ku përfundoi nënkampion në Superligën e Kinës dhe në Kupën e Federatës së Kionës dhe po ashtu kishte arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë.