Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mërgim Vojvoda nënshkroi kontratë katërvjeçare me Standardin

Standard Liege i Belgjikës sipas mediumeve belge, të enjten ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me futbollistin e krahut të djathtë të Mouscronit, Mërgim Vojvodën.

Futbollisti i krahut të Kosovës bëhet futbollisti i dytë që transferohet te Standardi nga Mouscroni, pas mesfushorit Selim Amallah, raporton “Sporti në KTV”. 24-vjeçari Vojvoda pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollist i Standard Lieges, pasi të gjitha testet mjekësore kanë përfunduar me sukses të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sivjet, Vojvoda me Mouscronin ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat me një gol të shënuar e një asistim. Klubit Mouscron, Vojvoda iu bashkua në vitin 2016.