Sport

Armstrong s’do të ndryshonte asgjë në lidhje me dopingun

Armstrong s’do të ndryshonte asgjë në lidhje me dopingun

Ish-kampioni në çiklizëm, Lance Armstrong, ka insistuar se nuk do të "ndryshonte asgjë" në lidhje me dopingun që e ndihmoi të fitojë dhe pastaj ia mori shtatë titujt në "Tour de France", që njëherësh ishte rekord i kësaj gare të madhe.

Amerikani u suspendua përjetë nga çiklizmi në vitin 2012 përpara se të pranonte se ka përdorur doping për rritjen e performancës. Mirëpo, 47-vjeçari, në një intervistë për "NBC Sports" ka pranuar se ka "mësuar shumë prej gabimeve" të tij, përcjell Koha Ditore.