Sport

Ibrahimaj, lojtari që mbërriti në përfaqësuese me “9 ndeshje”

 

Më 31 mars luajti ndeshjen e parë në karrierë në nivel elitar. Në mes të majit mori ftesën për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa përfshirja e tij në ekipin "dardan" u bë publike më 22 maj, kur përzgjedhësi Bernard Challandes publikoi listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Karriera e mesfushorit kreativ, Ylldren Ibrahimaj, ka marrë hov në muajt e fundit. Ibrahimaj 23-vjeçar luan për Vikingun në kampionatin e Norvegjisë. Ibrahimaj është i lindur në Arendal të Norvegjisë, por është nga Kosova, shkruan Koha Ditore.