Feronikeli me ‘dupletë’, mposht Trepçën 89 thellë për të fituar Kupën e Kosovës

- 22:40Feronikeli me ‘dupletë’, mposht Trepçën 89 thellë për të fituar Kupën e Kosovës
- 22:19Trepça 89 shënon për rezultatin 4-1
- 22:16Feronikeli realizon për herë të katërt
- 22:14Nikli shënon edhe golin e tretë
- 21:36Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0 për Feronikelin
- 21:05Feronikeli dyfishon epërsinë
Feronikeli me ‘dupletë’, mposht Trepçën 89 thellë për të fituar Kupën e Kosovës
Trepça 89 nuk ka arritur t’i bëjë ballë sulmeve të kampionit të Kosovës, Feronikelit, duke u mposhtur kështu me rezultat të thellë prej 5-1 në finalen e Kupës së Kosovës.
Feronikeli serinë e golave e nisi qysh në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën 16-të përmes Astrit Fazliut. 11 minuta më pas, Mendurim Hoti realizoi për të dyfishuar epërsinë, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, kampioni i Kosovës, Feronikeli u pa se s’donte ta lëshonte kupën nga duart, dhe kështu erdhi edhe goli i tretë në minutën e 67-të përmes Albutrint Morinës.
Vetëm 3 minuta më pas, Kastriot Rexha shënoi për të katërfishuar epërsinë e skuadrës së tij ndaj një Trepçe që s’ishte fare në nivelin e kundërshtarit.
Por, në minutën e 73-të, vendësit arrijnë të shënojnë golin e vetëm në këtë ndeshje përmes Ardian Mujës, duke bërë që rezultati të ngushtohej në 4-1.
Dhe, kur të gjithë menduan se ky edhe do të ishte rezultati final i ndeshjes, në skenë doli sërish Rexha i Feronikelit për të realizuar golin e dytë të tij personal dhe të pestin për skuadrën e tij në minutën e 89-të të takimit.
Me këtë rezultat edhe u mbyll kjo ‘ëndërr e keqe’ e Trepçës 89.
Trepça 89 shënon për rezultatin 4-1
Tre minuta pasi u ndëshkua edhe me golin e katërt, skuadra vendëse e kësaj ndeshjeje, Trepça 89, ka arritur që të shënojë gol kundër Feronikelit përmes Ardian Mujës ('73), duke ngushtuar epërsinë në 4-1.
Feronikeli realizon për herë të katërt
Skuadra e Feronikelit ka shënuar edhe golin e 4-të në ndeshje në minutën e 70-të, kësaj radhe përmes Kastriot Rexhës, duke ia shuar kështu gjasat pothuajse përfundimisht Trepçës 89 që të prek Evropën.
Nikli shënon edhe golin e tretë
Skuadra fituese e Superligës së Kosovës, Feronikeli, ka shënuar edhe golin e tretë në minutën e 67-të përmes Albutrint Morinës.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0 për Feronikelin
Kastriot Rexha i Feronikelit, në sekondat e fundit të ndeshjes, për pak sa nuk shënoi për rezultatin 3 me 0 ndaj Trepçës 89.
Skuadrat shkuan në pushimin 15 minutësh me rezultatin 2-0 në të mirë të Feronikelit.
Feronikeli dyfishon epërsinë
Në minutën e 27-të, Mendurim Hoti dyfishon epërsinë ndaj Trepçës 89.
Feronikeli kalon në epërsi
Ka shënuar Astrit Fazliu i Feronikelit për rezultatin 0-1 ndaj Trepçës 89.
Trofeu i cili i çon skuadrat kosovare në Evropë, është duke u zhvilluar në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” mes fituesit të Superligës, Feronikelit dhe Trepçës 89.
Fituesi i Kupës siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Evropës, që sjell benefite të shumta.
Ndonëse Feronikeli tashmë e ka siguruar Champions Ligën, Trepça 89 do të luftojë që ta fitojë ndeshjen në mënyrë që të paraqitet në garat evropiane.
Feronikeli të dielën festoi titullin, duke fituar 2:0 ndeshjen vendimtare ndaj Prishtinës. Trepça '89 të dielën fitoi 4:0 ndaj KEK-ut, por ishte kjo një fitore e vonshme që “xehetarët” nuk i largoi nga zona e barazhit, në të cilën ranë papritur pak xhiro para fundit.
Trepçën '89 pas finales së Kupës e pret ndeshja vendimtare për mbetje në elitë, ajo e barazhit ndaj Vëllaznimit. ‘89-shi ka mbyllur edicionin në pozitën e nëntë në Superligë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rodri po shkëlqen te City, por ai nuk shquhet vetëm në fushë

Schalke barazon pa gola me Mainzin, Mustafi kompleton ndeshjen

Arsyeja e pazakontë që e la Musa Hajdarin jashtë Evropianit

Hendboll, derbi ferizajas te femrat

Vëllezërit Sahiti mposhten nga Istra

Derbi në Suharekë

Në prag të rikthimit, Hazardi pëson tjetër lëndim

Formën e mirë, Aliti shpreson ta bartë nga Zuerichu te Kosova

Oscar synon ribashkimin me Chelsean

Messi, lojtari më i mirë i shkurtit në La Liga

Goli i veçantë i Slavia Karlovy Varyt në Kupë
