Sport

Yjtë, karrierat e të cilëve nuk bën të mbarojnë kurrë

Definitivisht se dikur vjen koha për të thënë lamtumirë. E nëse je tifoz i Manchester Cityt, largimi i Vincent Kompanys ka lënë një hapësirë te ti. Ai po lë klubin pas 11 vjetëve, ndërsa ka marrë detyrën e lojtarit-trajnerit tek Anderlechti.

Është e vështirë të imagjinohet qendërmbrojtësi belg me një fanellë tjetër. Por të gjitha gjërat e mira mbarojnë dikur, përcjell Koha Ditore.

Duke pasur këtë në mendje, ja sportistët të cilëve bota e sportit nuk është e gatshme t'u thotë lamtumirë, edhe kur t'u vijë koha për të mbaruar karrierën.

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo

Debati se cili është më i miri: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo po zgjat me vite dhe do të vazhdojë të zgjasë. Mirëpo imagjinoni botën e futbollit pa këta dy.

Messi 31-vjeçar ka shënuar 602 gola në 684 ndeshje për Barcelonën, ndërsa Ronaldo 34-vjeçar ka shënuar 600 gola në 804 ndeshje për skuadrat si Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid e Juventus.

Kjo do të thotë 0.75 gola për ndeshje për Ronaldon e 0.88 gola për ndeshje për Messin, statistika që i bëjnë këta dy botë më vete....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)