Sport

Betis kërkon sulmuesin kosovar

Real Betis raportohet se ka ofruar 4.5 milionë euro për të transferuar sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, nga Rizespori.

Sulmuesi shtatgjatë ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Turqi dhe po kërkohet edhe nga gjiganti turk, Fenerbahçe. Ai këtë edicion me Rizesporin ka realizuar 16 gola.

Tani, sipas medieve turke, në garë për sulmuesin ka hyrë edhe Betisi në La Ligë, që e sheh si opsion më të lirë dhe të përshtatshëm për të përforcuar repartin ofenziv.

Muriqi është paraqitur 16 herë për Kosovën dhe ka shënuar katër gola.