Sport

Pas shumë stinorësh dominim, Besa ka një rival të denjë

Descriptive Text

Besa Famgas ka mbyllur stinorin e rregullt në vend të parë, por për dallim nga edicionet e kaluara kur nuk kishte konkurrencë të madhe, këtë edicion e ka rivalizuar fuqishëm Kastrioti i Ferizajt. Madje Kastrioti e mposhti në gjysmëfinale të Kupës për t'i dhënë fund dominimit pesëvjeçar të Besës në këtë garë. Kastrioti më pas e mposhti Prishtinën në finale të Kupës, ndërsa tani është rival i Besës në finale të plejofit.

Ndeshja e parë e serisë finale të plejofit ndërmjet skuadrës pejane Besa Famgas dhe Kastriotit luhet të mërkurën (sonte, 20:30) në palestrën "Karagaçi" në Pejë. Në fundjavë skuadrat takohen në Ferizaj, ndërsa ndeshja e tretë eventuale luhet prapë në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadra me dy fitore, apo një fitore e një barazim, shpallet kampione.

Besa e ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë me 52 pikë, ndërsa Kastrioti në vend të dytë me 49 pikë. Në gjysmëfinale Besa lehtë eliminoi Vëllaznimin, ndërsa Kastrioti në dy ndeshje eliminoi Prishtinën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)