Sport

Fati i çuditshëm i Kosovës me stadiumet

Në qershor, dy stadiume do të shtohen në listën e arenave në të cilat paraqitet përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Kosova më 7 qershor luan në stadiumin e qytetit në Podgoricë ndaj Malit të Zi, ndërsa më 10 qershor në "Vasil Levski" në Sofje, ndaj Bullgarisë.

Ndeshja Mali i Zi - Kosovë ka të veçantat e saj që lidhen me stadiumin dhe kështu vazhdon rrëfimi jo shumë i zakonshëm i përfaqësueses së Kosovës që ka të bëjë me stadiumet ku paraqitet. Kosova është në ciklin e saj të dytë të rregullt eliminator, ndërsa ka përfunduar edhe fushatën e parë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Gjatë eliminatoreve për Botërorin "Rusia 2018" dhe në fushatën e Ligës së Kombeve stadiumi ka qenë tema thuajse kryesore rreth përfaqësueses së Kosovës. Ngjarje të veçanta, që po ashtu kanë të bëjnë me stadiumet, po ka edhe në eliminatoret për "Euro 2020".

Pas pranimit në UEFA e FIFA në maj të vitit 2016, Kosova nisi me ndeshje zyrtare eliminatore menjëherë në shtator të vitit 2016. Ndeshjen e parë e luajti në udhëtim ndaj Finlandës, ndërsa ndeshjen e dytë e kishte menjëherë më 6 tetor në shtëpi ndaj Kroacisë, që më vonë doli nënkampione e botës. Por kishte një problem - Kosova nuk kishte stadium të denjë për ndeshje eliminatore për botëror. Deri atëherë, Kosova ndeshjet miqësore të lejuara nga FIFA i kishte luajtur në "Adem Jashari" në Mitrovicë e po ashtu në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Por asnjëra nga këto arena, që vazhdojnë të jenë më të mëdhatë në vend, nuk ishin të licencuara për ndeshje zyrtare kualifikuese. Kështu Kosova u zhvendos në "Loro Boriçi" të Shkodrës, ku i luajti të gjitha ndeshjet si vendas në eliminatoret për botërorin e vitit të kaluar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)