Carrasco i hap derën Arenalit

Carrasco i hap derën Arenalit

20 May 2019 12:32

Yannick Carrasco ka lënë derën e hapur për t'iu bashkuar Aresnalit në verë. Reprezentuesi i Belgjikës ka thënë se është i interesuar të luajë në Premier Ligën e Anglisë.

Për Carrascon është duke insistuar Arsenali. "Premier Liga do të ishte sfidë shumë e mirë për mua. Mendoj se do të më përshtatej mjaft mirë. Nëse më vjen mundësia të kalojë në atë ligë atëherë sigurisht se do ta pranoja", ka thënë Carrasco përcjell gazeta "The Sun" të hënën, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi 25-vjeçar është pjesë e Dalian Yifangut në Superligën e Kinës. Ishte paraparë një rikthim në Evropë në afatin kalimtar të janarit, por nuk ndodhi. Po ashtu dështoi edhe një transferim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme