Sport

Navas pranë kalimit te Porto

Portieri kostarikan Keylor Navas do të transferohet te Porto nga Real Madridi në verë, njofton "Don Balon" të dielën.

Navas ka qenë zgjedhje e dytë e Realit këtë stinor, pas transferimit të belgut Thibaut Courtois, kështu që po pritet largimi i tij në verë. Manchester Unitedi po ashtu ka shprehur interesim për Navasin. Mirëpo, Porto po vlerësohet favorit për të transferuar reprezentuesin e Kosta Rikës, transmeton Koha Ditore.

Porto është në kërkim të një portieri, pasi spanjolli Iker Casillas pësoi sulm në zemër disa ditë më parë dhe ka vendosur të mbyllë karrierën. Navas 32-vjeçar këtë edicion për Realin ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha garat. Kontrata e tij me skuadrën madrilene skadon në verën e vitit të ardhshëm.