Titulli vendoset nesër, mes Bayernit dhe Dortmundit Foto: Reuters

Titulli vendoset nesër, mes Bayernit dhe Dortmundit

17 May 2019 23:56

Titulli i Bundesligës gjermane do të vendoset të shtunën (nesër), me Bayernin që e kërkon titullin e shtatë rresht.

Bayerni është dy pikë para Borussia Dortmundit, që për herë të fundit e ngriti lart trofeun e çmuar në vitin 2012.

Për shkak të superioritetit në gol-diferencë, Bayerni 52 ndërsa Dortmundi 35, bavarezëve do t’u mjaftonte vetëm një pikë për t’u garantuar atyre titullin e kampionit.

Dortmundi, nga ana tjetër, duhet të fitojë patjetër, ndërsa Bayerni duhet të humbasë me çdo kusht, transmeton “Sporti në KTV”.

Një gjë interesante në javën e fundit është se të dy, trajneri i Bayernit, Niko Kovaq, dhe ai i Dortmundit, Lucien Favre, do të takohen kundër ekipeve që i drejtonin më parë, Frankfurtit dhe Monchengladbachut respektivisht.

Bayerni e pret Frankfurtin në “Allianz Arena”, kurse Dortmundi do të udhëtojë në Borussia-Park.

Ajo që do ta bëjë më interesante xhiron e fundit është se edhe Frankfurti edhe Gladbachu do të dëshironin të fitonin, pasi e kërkojnë vendin që dërgon në “Champions”.

Këto dy skuadra ndahen në mes nga Leverkuseni që do të luajë me Hertha Berlinin. Goldallimin e kanë thuajse të afërt me njëri tjetrin, e nëse përfundojnë baras me goldallim, atëherë merren parasysh golat e shënuar. Leverkuseni ka 64 gola të shënuar, Frankfurti 59 kurse Gladbach 55.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme