Sport

Dy përparësitë e “Niklit” ndaj Prishtinës

Descriptive Text

Skuadra e Feronikelit i ka dy përparësi përballë Prishtinës, në ndeshjen që vendos për titull të kampionit.

‘Nikli’ ka përparësi terrenin vendës dhe për t’u shpallur kampion për këtë edicion në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, i duhet vetëm një pikë, raporton “Sporti në KTV”.

Por, te skuadra nga Drenasi, kanë thënë se do të luajnë për ta fituar ndeshjen.

Finalja e madhe që vendos për më të mirin e këtij edicioni, do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Bileta për ta përcjellë këtë ndeshje do të kushtojë pesë euro, derisa për tifozët e Prishtinës “Plisat” është njoftuar se nuk do të ketë asnjë biletë.