Sport

Simeone po përballet me punën e vështirë të rindërtimit të skuadrës

Më tepër se kurrë Diego Simeone do të testohet si trajner i Atletico Madridit.

Simeone do të nisë stinorin e ardhshëm duke u përballur me sfidën e vështirë për të mbajtur Atleticon konkurrente pas largimit të yllit më të madh, Antoine Griezman, dhe të lojtarëve të tjerë që kanë qenë kyç në sukseset e skuadrës në vitet e fundit, shkruan AP.

Ai do të jetë edhe pa kapitenin Diego Godin dhe mbrojtësin Lucas Hernandez, dhe me gjasë do të duhet të përballojë edhe mungesën e lojtarëve të tjerë si Juanfran Torres dhe Filipe Luis, që pritet të njoftojnë për largimet e tyre në javët në vijim, transmeton Koha Ditore.

Simeone papritmas do ta gjejë veten në një situatë për të bërë gati skuadrën pa lojtarët bazë, ndërsa puna e tij në verë do të jetë kyç për të mbajtur Atleticon në garë për tituj në futbollin evropian.

Lojtari më i vështirë për t'u zëvendësuar dhe kjo dukshëm, do të jetë Griezmanni. Sulmuesi francez vitin e kaluar fitoi Botërorin me Francën dhe përfundoi i treti në votimin për "Topin e Artë", që i ndahet futbollistit më të mirë në botë.

Simeone vazhdimisht ka folur për rëndësinë që ka Griezmanni për Atleticon, duke thënë se është lojtar që drejton sulmin e skuadrës. Ai është në mesin e lojtarëve të paktë që janë titullarë të padiskutueshëm te skuadra, ndërsa ka shënuar më tepër se 130 gola në pesë stinorë te klubi madrilen....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)