Myles e vlerëson mundësi të madhe fanellën e Kosovës

Myles e vlerëson mundësi të madhe fanellën e Kosovës

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 17 May 2019 10:36

Në fillim të edicionit nuk kishte luajtur mjaftueshëm. Gjatë edicionit nisi të fitojë në rëndësi e në fund të tij ishte thuajse lojtari kryesor. Aq i rëndësishëm u bë sa në verë pritet të udhëheqë lojën e përfaqësueses së Kosovës.

Bëhet fjalë për plejmejkerin amerikan të Z Mobile Prishtina, Divine Myles, që tashmë është konfirmuar si lojtari i radhës i natyralizuar nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Në vitet e fundit përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nuk është rehatuar me lojtarët e natyralizuar, ndonëse i ka katër të tillë. Justin Doellman më nuk po luan, Shawn Jones nuk ka shprehur shumë interesim të bartë fanellën e Kosovës, ndërsa shumë i nxehtë për shkak të lëndimeve nuk ishte e nuk është as Scott Bamforth.

Ndërkohë që Malcolm Armsetad doli të jetë dukshëm nën nivelin e lojtarëve vendorë që ka Kosova dhe as për së afërmi nuk përmbushi parashikimet në ndeshjet për të cilat u grumbullua.

Kosova në muajin gusht luan në raundin e tretë të parakualifikimeve për "Eurobasket 2021".

Kosova është në seri të gjatë të humbjeve, por synon të zërë vendin e parë në grup me Luksemburgun e Britaninë e Madhe dhe kështu të dalë në kualifikimet e rregullta për evropian....(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme