Gjakova përfiton afër 1.7 milion euro investime në arena sportive

Gjakova përfiton afër 1.7 milion euro investime në arena sportive

15 May 2019 16:53

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim, Gashi e Gjini kanë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektet “Renovimi i Stadiumi të Qytetit në Gjakovë” dhe “Ndërtimi i kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës”.

“Memorandumi për “Renovimin e Stadiumi të Qytetit në Gjakovë” do të implementohet gjatë viteve 2019/2020/2021, MKRS për ketë memorandum bashkëpunimi investon mjetet financiare në vlerë prej 1,300,000.00 €, ndërsa memorandumi për “Ndërtimin e kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës”, do të implementohet gjatë vitit 2019, ky investim mbështete me mjetet financiare në vlerë prej 383,000.00 €”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, Gashi tha se nënshkrimi i këtyre memorandumeve për investime në fushën e sportit në komunën e Gjakovës, po bëhet me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive.

“Pas këtyre investimeve të rinjtë e Gjakovës dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive. Ne si Ministri e sportit mbetemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë ngushtë me gjitha komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës sportive, sepse kështu krijohen mundësi dhe kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive”, u shpreh Gashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme