Do të duhet ta vendosë finalen, vetëm dueli i shtatë ndërmjet Toronto Raptors dhe Philadelphia ‘76ers.
Të fundit e fitoi Philly me shifrat 112:101 dhe tani seria e gjysmëfinaleve në Konferencën e Lindjes, ndërmjet këtyre dy ekipeve barazohet në 3:3.
Jimmy Butler me 25 pikë dhe Ben Simmons me 21 të tjera, ishin më meritorët që skuadra e tyre korri fitore në duelin e gjashtë, transmeton KTV.
I shtati do të luhet të dielën me Toronton vendës. Fituesi do të luajë kundër Milwaukee Bucksit.
Kalimi në finale të Konferencës Lindore për 76ers, do të ishte i pari që prej vitit 2001.
Për Raptors, lojë të mirë pati Kawhi Leonard me 29 pikë e 12 kërcime.