Ballkani fiton ndaj Gjilanit, Ferizaj mposht ’89-shin e baras ndahen Drenica - Flamurtari Foto: Koha

Ballkani fiton ndaj Gjilanit, Ferizaj mposht ’89-shin e baras ndahen Drenica - Flamurtari

10 May 2019 18:37

Kanë përfunduar tre ndeshjet e rëndësishme në luftën për mbijetesë në Superlgë.

Ballkani arriti të mposhtë Gjilanin me rezultat prej 1 me 0, për t’u larguar pak pikë nga zona e rrezikshme, transmeton Koha.net. Ishte Baftiu që i dha fitoren ekipit nga Suhareka duke shënuar në minutën e 56.

Derisa fitore shënoi edhe Ferizaj në udhëtim nda Trepçës ’89, 1 me 2.

Çerkini e Krasniqi shënuan për mysafirët, derisa për vendasit shënoi Manaj.

Në ndeshje tjetër Drenica e Flamurtari ndanë pikët, duke barazuar me rezultat prej 0-0.

Tabela aktuale është kjo:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme