Në dy ditë është ndarë xhiroja e 31-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll, ashtu siç është ndarë edhe gara në të.
Gara tashmë po zhvillohet për titull të kampionit, me tri skuadra pjesë të saj, dhe për të shmangur pozitat që dërgojnë në barazh, me shumë skuadra pjesëmarrëse.
Gara për të evituar rënien në Ligën e Parë ka përfunduar tashmë. Liria e KEK-u edicionin tjetër do të luajnë në Ligën e Parë, shkruan sot Koha Ditore.
Të premten (sot) luhen tri ndeshje me shumë peshë në garën për të dalë mbi pozitat nëntë e dhjetë që në fund të kampionatit dërgojnë në barazh.
Në barazh luhet nga një ndeshje në teren neutral me skuadrat e vendit të tretë e të katërt të Ligës së Parë dhe ato ndeshje jo rrallë u kanë kushtuar skuadrave të Superligës me rënie nga kategoria.
Aktualisht Ballkani është i nënti me 36 pikë dhe Gjilani i dhjeti me 35 pikë. Gjilani javën e kaluar pësoi befasisht në shtëpi nga Flamurtari dhe kështu tashmë është skuadra prej më të rrezikuarave për mbetje në zonën e barazhit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)