Për herë të parë në histori, katër skuadra nga një ligë kanë siguruar finalet në dy top-garat evropiane, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Liverpooli e Tottenhami do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Chelsea e Arsenali në Ligën e Evropës.
Përpos kësaj, interesante është edhe fakti që të gjithë finalistët në Evropë janë mposhtur nga Wolverhampton Wanderersi në sezonin aktual.
Skuadra e Premier Ligës i ka mposhtur Tottenhamin, Chelsean e Arsenalin në ligë, ndërsa Liverpoolin në FA Cup.
E veçanta tjetër është se ai që pritet të fitojë titullin në Premier Ligë, Manchester City, nuk përfshihet në këtë katërshe.