Sport

Barçës i humb durimi, në verë pritet të largojë 10 lojtarë

Barcelona pritet t’i shesë 10 futbollistë nga ekipi i parë në këtë verë, për t’u përforcuar me futbollistë tjerë, shkruan Diario AS.

Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitiq, janë tre prej më të njohurve të cilët i prijnë listës së “pastrimit”, transmeton KTV.

Umtiti është rezervist i Lengletit dhe Piques, Coutinho pritet të mbetet nën hijen e Dembeles, ndërsa Frenkie de Jong, ardhja e re, do ta zëvendësojë Rakitiqin.

Lojtarë tjerë që pritet të largohen janë portieri Jasper Cillessen, mbrojtësi Vermaelen dhe mesfushori Rafinha Alcantara.