Sport

Klopp ka instaluar mentalitetin e gjigantëve te lojtarët e tij

Descriptive Text

Si pjesa tjetër e botës së futbollit, edhe Juergen Klopp kishte dyshimet e tij.

Duke marrë parasysh skenarin, një disavantazh i madh pas ndeshjes së parë, prezenca e Lionel Messit në skuadrën kundërshtare dhe mungesa e lojtarëve të tij më të rëndësishëm shkaku i lëndimeve, trajneri i Liverpoolit thellë në vete nuk ishte i sigurt se skuadra e tij mund të përmbyste disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, e luajtur në Barcelonë, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu që ai i sfidoi lojtarët e tij.

"Unë u thashë djemve para ndeshjes 'Nuk besoj se është e mundur, por pasi jeni ju mendoj se kemi gjasa. Ju keni mentalitet të gjigantëve'", ka treguar Klopp fjalët e fundit që u kishte thënë lojtarëve para fillimit të ndeshjes së kthimit të së martës mbrëma në "Anfield Road".

Doli të ishte nata më e madhe në histori të futbollit në "Anfield". Liverpooli arriti të bënte atë që u quajt e pamundur, të fitojë 4:0 në ndeshjen e kthimit. Kjo është dëshmi jo vetëm e kualitetit që ka skuadra e Kloppit, por edhe e besimit që gjermani ka futur te lojtarët e tij, që nuk dinë të dorëzohen.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)