Sport

Dy finalet e “Championsit” e bëjnë të pavdekshëm Shaqirin

 

Mund të kalojë kohë e gjatë që një futbollist shqiptar të fitojë Ligën e Kampionëve, e edhe më e gjatë të sigurojë dy finale të Ligës së Kampionëve, sikur ka bërë Xherdan Shaqiri.

Futbollisti nga Kosova me shtetësi zvicerane do të kthehet në finalen e "Championsit" më 1 qershor, kur skuadra e tij Liverpool do të ndeshet me Tottenhamin në Madrid.