Mesfushori Tiemoue Bakayoko duket se e ka pasur lojën e fundit me Milanin.
Ai nuk ishte në 11-shen e parë të ekipit që kur ishte vonuar në stërvitje, ndërsa në ndeshjen e sotme me Bolognan refuzoi të luante pas lëndimit të Lucas Biglias.
Biglia u lëndua në minutën e 25-të e trajneri Gennaro Gattuso kërkoi nga Bakayoko të bëhej gati për lojë, por lojtari refuzoi duke u përplasur me trajnerin e duke e ofenduar, sipas “SkySport Italia”.
Pasi që Bakayoko është i huazuar nga Chelsea dhe raportimeve të fundit se s’është më i dëshiruar nga Gattuso, klubi nuk pritet të shfrytëzojë opsionin për blerje.
Lo stato di forma del #Milan è riassunto in questi 30 secondi. #Bakayoko che manda a fanculo #Gattuso dopo essersi rifiutato di entrare pic.twitter.com/EnDvfsXyCd
— Andrea Cerrato (@cerry_94) May 6, 2019