Qendërmbrojtësi Diego Godin do të jetë futbollisti më i paguar te skuadra e Interit në edicionin 2019/20, kanë njoftuar mediumet spanjolle të hënën.
Godin 33-vjeçar, tek Interi do të transferohet në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Atletico Madridin. Me Interin do të firmosë kontratë trivjeçare, me pagë vjetore prej 6.75 milionë eurosh.
Uruguaiani do të largohet nga Atletico pas nëntë vjetësh.
Këtë edicion ka 37 ndeshje në të gjitha garat. Karrierë në Evropë ka bërë edhe te Villarreali, kurse është pjesë edhe e Përfaqësueses së Uruguait.