Sport

Kosova e zbehtë në elitë, e suksesshme në ngjarjet e “dorës së dytë”

Të premten ka nisur Evropiani i 17-vjeçarëve në futboll. Kosova nuk është pjesë e kësaj ngjarjeje, pasi ishte ndalur në fazën e dytë kualifikuese, duke i humbur të gjitha ndeshjet në grup.

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll, me lojtarë rreth një vit më të rinj se ata që po paraqiten në Evropian, ka pasur një sukses ndërkombëtar së fundi, shkruan sot “Koha Ditore”. Jo sukses të nivelit të lartë, por në një ngjarje të “dorës së dytë”.

Kosova U-17 ka zënë vendin e parë në një turne zhvillimor të UEFA-s që u mbajt në Letoni. Vetë emri dëshmon që gara kishte qëllim zhvillimin e futbollit te të rinjtë në vende ku loja më e popullarizuar nuk është në nivelin më të lartë.

Kosova fitoi në grup me përfaqësuese të vendeve me nivel jo shumë të lartë të futbollit. Kosovarët e rinj e mposhtën Andorrën me rezultatin 1:0, Letoninë me penallti dhe San Marinon në fund me shifrat 2:0.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)